Krasitja e hardhisë, i merr jetën 43 vjecarit nga Kakozi

0
484

Krasitja e hardhisë në ballkonin e banesës së tij, i ka kushtuar jetën një 43 vjecari nga fshati Kakoz në zonën e Lunxhërisë. Thimjo Nakuci prej mëngjesit të sotëm, kishte nisur punën në banesën e tij private në fshatin Kakoz në lindje të Gjirokastrës, për të krasitur drurët frutorë. Sipas familjarëve të tij, ai ka punuar gjatë ditëve të fundit kryesisht me hardhinë në shtëpi dhe sot ishte dita e fundit për t’a krasitur. Disa minuta para se të ndodhte aksidenti, 43 vjecari rrezikoi të rrëzohej nga shkalla por është mbajtur në momentin e fundit nga një degë e cila e shpëtoi vetëm një herë. Ndërsa vazhdoi më pas punën për krasitje, ka rrëshkitur duke shkaktuar menjëherë vdekjen. Sipas grupit hetimor, 43 vjecari, ka rënë nga një lartësi gati 7 metra dhe rënia ka qenë pingule duke i shkaktuar menjëherë atij traumë në kokë dhe rrjedhimisht vdekjen e menjëhershme. Ndonëse ai është cuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokaastrës, viktima kishte humbur jetën që në momentin e parë të rrëzimit. Grupi hetimor, vlerëson se vdekja ka ardhur aksidentale si pasojë e pakujdesisë së treguar nga 43 vjecari dhe mungesës së marrjes së masave të sigurimit në lartësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here