Kreu i Qarkut Armand Hilaj, jep arsyet e garimit per Bashkine Gjirokaster

0
51

Burime nga Asambleja e PS e Gjirokaster thone per Jugu News se Kryetari i Qarkut Armand Hilaj eshte veteshpallur kandidat per te drejtuar bashkine. Ai gjate prezantimit ka shpjeguar dhe motivet perse zgjodhi kete forme te shpalljes se kandidatures. “Keto dite, shume organizata me kane kerkuar me ngulje te shpall kandidaturen per te marre drejtimin e Bashkise. E kam mirepritur kete mbeshtetje dhe mbetem i gatshem ta marr kete pergjegjesi. Por duke vleresuar se pari familjen e madhe socialiste, ne te cilen jam pjese prej gati 2 dekadash, dhe kohezionin e saj, gjykoj se vete propozimi si kandidat do te shmangte cdo lloj reagimi te brendshem. Ne do garojme si nje force europiane dhe do ta fitojme bashkine dhe udheheqim si nje force europiane. Gjirokastra jone meriton te renditet serish ne kryeqendren e Jugut, ne nje pike te rendesishme referimi, qender turistike, rajon i zhvilluar bujqesor e blegtorial. Ndaj me kete vete propozim, kerkoj mbeshtetjen tuaj te gjere”, eshte shprehur Hilaj, thone burime nga Asambleja e PS.

Shkruaj nje koment