Kreu i shtetit, nesër në Gjirokastër, leksion studentëve

0
367

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka rastin të japë një orë leksion studentëve të Universitetit “Eqrem Cabej” në Gjirokastër. Kreu i shtetit shqiptar, pritet që nesër në orën 11:00 të mbajë leksionin me temë “Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian dhe Sigurisë”. Është hera e parë që presidenti Nishani, viziton Universitetin e Gjirokastrës dhe të referojë aty leksionin që ka në thelb integrimin e vendit tonë në BE. Zoti Nishani, do të pritet paraprakisht, nga rektori i Universitetit Bektash Mema, stafi akademik dhe më pas do të mbajë leksionin në auditor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here