‘Krifca u kallëzua në SPAK’, Soko: Rreth 30 mln euro nga abuzimi me fondet e IPARD

0
174

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka komentuar lidhur me kallëzimin e bërë një ditë më parë në SPAK për tu hetuar ish-ministrja e Bujqësisë, drejtuesit e AZHBR-së dhe zinxhiri vendimmarrës që janë përgjegjës për atë vendim ku Shqipëria përjashtohet nga fondet e BE-së.

Sako në studion e ‘MCN Live’ tha se tashmë ka një padi konkrete në SPAK dhe se Prokuroria ka nisur hetimet vetëm pas raportit të Bashkimit Evropian.

Soko sqaroi se BE e konsideron këtë si një nga abuzimet më të mëdha me fondet e IPARD.

Arroganca përballë pushtetit është problem i madh. Mbivendosja e pushtetit administrativ mbi çdo pushtet tjetër tregon që këtu nuk kemi demokraci. Kjo e djeshmja ishte një punë që kishim gati 2 muaj dhe tashmë njoftuam që ka një padi konkrete duke nxitur SPAK që të vazhdojë të gjithë procesin e verifikimit për të gjithë personat që sot janë përgjegjës që Shqipëria nuk përfiton më fonde nga IPARD.

I gjithë zinxhiri drejtues i AZHBR, në momentin kur raporti i OLAFit i referohet kemi pasur një raport të ndërmjetëm, në 2020 dhe OLAF si një institucion tejet profesional vendos ta çojë në SPAK këtë raport pa zhurmë sepse në një shtet normal kështu veprohet, dhe natyrisht që partnerët pritën të kishte një reagim nga organet, por ata panë një zvarritje të çështjes, e gjithë kjo u kuptua se u futën në këto ujëra teknikalitetesh për zvarritje”.

Në vijim ai shtoi se duke qenë se para një javë doli raporti përfundimtar nisma “Thurrje” ja paraqiti SPAK për ta rivlerësuar dhe njëherë çështjen e fondeve të bujqësisë. Ai tha se vlerësimi paraprak i dëmit kap shifrën rreth 30 mln eurove.

Shkruaj nje koment