
Ashpërsim masash për krimet brenda familjes, sidomos tek fëmijët. Qeveria kërkon që të ndryshojë sërish Kodin Penal, pas ndryshimeve të shumta të bëra vitet e fundit.
Një projektligj i posaçëm është dorëzuar në Parlament nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, ku votat e deputetëve kërkohen pikë së pari për të hequr të drejtën e zbritjes së dënimit, sa i takon autorëve të krimeve brenda familjes, kryesisht dhunës.
Sipas ndryshimit të ri të propozuar, gjykatësit do ta kenë të pamundur në aspektin ligjor që të zbresin një të tretën e dënimit nga një rast i dhunës në familje, ku dhunuesi duhet ta kryejë atë të plotë, sipas parashikimit ligjor.
Ndërkohë që për vrasjen e fëmijëve nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe dënimi do të jetë maksimal: ai i përjetshëm.