Krimi në familje në Përmet/ Djali mbyti nënën, fjalia e vetme e babait para hetuesve

0
676

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Përmet në lagjen “Partizani” ku 68-vjeçarja Zeniat Muhollari, është vrarë nga djali i saj 24 vjeçar Albi Muhollari.

Ky i fundit në gjendje depresioni ka mbytur me plasmas të ëmën. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!

Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24-vjeçarit hetuesve të cilët në orët e vona të mbrëmjes mbërritën në banesë për të mbledhur provat dhe marrë dëshmitë që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ata kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre. Trupi i të ndjerës deri pas mesnate nuk ishte larguar nga banesa për në morg. Çifti Muhollari janë prindër të 4 fëmijëve, Albit dhe 3 vajzave. I riu kishte vite që jetonte në Amerikë. 

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin. Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit është vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga ana tjetër komshinjtë rrëfejnë si e njihnin djalin dhe familjen ndërsa kanë mbetur të tronditur nga ngjarja e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here