Krimi trondit vendin, tre vrasje me 4 viktima në më pak se 24 orë

0
64

Tre vrasje dhe 4 viktima. Ky është bilanci i ngjarjeve kriminale që tronditën vendin në më pak se 24 orë duke filluar nga sherret për motive banale deri te atentati për hakmarrje.

Vrasja për një vend parkimi në Sarandë

Një 41-vjeçar mbeti i vdekur dje në Sarandë pas konfliktit për një vend parkimi në afërsi të një hoteli. Klodian Bakia u qëllua me thikë nga Xhanelo Tarja, i cili punonte kamerier para lokalit ku viktima parkoi mjetin.

Sipas policisë, ishte fillimisht vëllai 18 vjeçar i Xhanelos, Xhoi Tarja, i cili u përplas fizikisht me viktimën dhe më pas Xhanelo e qëlloi me thikë për vdekje. Dy vëllezërit janë arrestuar, bashkime pronarin e hotelit i cii tentoi të fshihte ngjarjen.

Vritet 33-vjeçari në Elbasan

Vetëm disa orë pas ngjarjes në Sarandë, Elbasani tronditet nga të shtënat e armës. Në lagjen “Kongresi” u ekzekutua me armë zjarri Madrit Ulqinaku, 33 vjeç.

Gjithçka filloi me një sherr verbal mes Ulqinakut dhe disa të rinjve që ndodheshin duke konsumuar kafe në të njëjtin lokal. Pas konfliktit 18 vjeçari H. P ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Ulqinakut duke i marrë jetën.

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur autori i ngjarjes dhe një tjetër.

Atentati i dyfishtë në Vlorë

Breshëri plumbash janë derdhur mbi një mjet në ecje në mbikalimin e Panajasë në Vlorë. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur dy persona.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, i njohur ndryshe si “Bushi”, u qëlluan teksa mjeti i tyre tip “Ford” ishte duke ecur. Autorët që deri tani dyshohet të kenë qenë tre, qëlluan me breshëri kallashnikovi nga mjeti i tyre.

Vetëm disa minuta pas ngjarjes një mjet tip “BMW” u gjet i djegur në Frakull të Fierit që dyshohet të jetë i autorëve. B renda tij policia gjeti tre armë tip kallashnikovë me të cilat dyshohet të jetë kryer vrasja.

Shkruaj nje koment