Krishtlindjet/Golemi drekon në shtëpinë e të moshuarve

0
192

Kryebashkiaku Flamur Golemi së bashku me kryetaren e qarkut Lindita Rova kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në shtëpinë e të moshuarve ku është shtruar dhe një drekë .
Në fjalën e tij Golemi ka uruar të moshuarit dhe ka falenderuar stafin e këtij institucioni që kujdeset për ta.
“Nga kjo vatër e ngrohtë ,nga kjo familje e madhe desha të uroj të gjithë banorët e qytetit tonë.Përfitoj nga rasti dhe në emrin tuaj të falenderoj punonjëset e kësaj qendre.
Ndihemi mirë ne si staf bashkie ,si qytetarë të Gjirokastrës për kujdesin që tregoni ndaj prindërve gjyshërve nënave tona ku më shumë se për bukë e ujë kanë nevojë për dashuri.
E kam për të gjithë ju gjyshe ,nëna që jini në këtë familje të madhe të kini shëndet!”

Edhe kryetarja e qarkut Lindita Rova ka dhënë urimin e saj :
“Më risollët në kujtesë ato vite të bukura kur në krye të tavolinës kishim gjyshen edhe gjyshin.Kështu që unë ju konsideroj të gjithëve si gjyshërit e gjyshet e mia ,ju uroj të kini jetë të gjatë dhe një vit të ri sa më të mbarë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here