Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi “turist” në Gjirokastër, viziton shtëpinë e Enver Hoxhës

0
297

Kritiku i njohur italian i artit, politikani dhe gazetari Vittorio Sgarbi, i cili ka nisur turin e tij në Shqipëri, pas Tiranës e Vlorës, është ndalur sot paradite edhe në Gjirokastër.
Sgarbi është pritur nga kryebashkiaku Flamur Golemi, si dhe shoqërohej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Në Gjirokastër Sgarbi ka vizituar shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, si dhe atë të diktatorit Enver Hoxha.
Në Shqipëri Vittorio Sgarbi njihet jo vetëm si një personalitet në Itali por edhe si miku i kryeministrit Edi Rama i cili fliste me fjalë të mëdha një vit mëparë për këtë të fundit . Kujtojmë këtu një pjesë të asaj çka ka deklaruar 1 vit mëparë Sgarbi për Edi Ramën dhe politikën në Shqipëri :
“Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e djathtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.’’


Lidhjet me Shqipërinë Sgarbi i ka akoma më të thella.Ai ka jashtë martese edhe një vajzë me një grua shqiptare. Alba Sgarbi e cila ka lindur në Romë, nga një shqiptare që quhet Kozeta Ajdini. Ndërsa Vittorio Sgarbi ka pranuar ta njohë Albën, si vajzën e tij, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here