Qeveria do të ndërpresë ndriçimin në disa akse rrugore të vendit në mënyrë që të kursehet energjia elektrike. Ministrja Belinda Balluku tha se i është kërkuar ARRSH-së që të nisë ndërprerjet në akset kombëtare. Ndërkohë pas orës 12-të bashkitë duhet të fikin dritat.