Kriza energjetike/ KESH apel qytetarëve: Çdo watt i kursyer sot, është watt i fituar për muajt në vijim

0
190

Teksa çmimet e energjisë elektrike në Evropë janë rritur, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka apeluar sërish konsumatorët shqiptar për kursim të energjisë elektrike.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, KESH u bën thirrje shqiptarëve të kursejnë, pasi sipas tyre “çdo vat i kursyer sot, është vat i fituar për muajt në vazhdim”.

E vërteta është që çmimet e energjisë janë rritur shumë në tregjet ku ne importojmë. Shifrat e rritjes së çmimit janë shtatë herë më të larta se një vit më parë.

Sipas KESH, kjo bën që energjia të jetë gjithnjë e më e kushtueshme për t’u blerë.

Siç tashmë është bërë e ditur, çmimet e energjisë elektrike në Evropë janë rritur, për shkak të një kombinimi faktorësh, ku më së shumti ka ndikuar lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kufizimi i furnizimeve me gaz natyror.

Kështu, shtetet të ndryshme kanë marrë masa të ndryshme.

Nga ana tjetër, në Shqipëri është njoftuar se duke nisur nga 1 tetori konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, do të faturohen me vlerën e tregut.

Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila shtoi se do të ngrihet një taskforcë e energjisë për të shmangur çdo abuzim me përdorimin e energjisë elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here