Kriza energjetike/ Masat e kursimit që po shqyrton qeveria greke

0
210

ër të kursyer energji për shkak të krizës, qeveria greke duket se po studion të gjithë skenarët e mundshëm.

Pas kërkesës së Komisionit Europain për një ulje prej 15%  të konsumit të gazit natyror në BE, Athina duket se do të nisë programin e saj nën hijen e “frikësimit” rus për furnizimin me gaz natyror në Europë.

Siç raporton “Kathimerini” , plani do të zbatohet nga gushti dhe do të nisë në hapësirat publike, ku ndër të tjera do të fiket një në 10 llambat e ndriçimit rrugor, si dhe dritat e dekorimit në vendet arkeologjike dhe monumentet e tjera pas orës 3 të mëngjesit.

Një lëvizje e

tillë vlerësohet të reduktojë konsumin e energjisë me 30%.

Në varësi të zhvillimeve, situata do të rishqyrtohet dhe ka mundësi të vendosen masa të mëtejshme.

Duke folur për Kathimerini, ministri i Energjisë, Kostas Skrekas, deklaron se masa e fundit për përballimin e krizës mund të jenë ndërprerjet me furnizim për konsumatorët.

Askush nuk mund të përjashtojë asgjë, në një kohë që një luftë që ka shpërthyer pranë nesh.

Ai shpjegon se me tensionin për energjinë në tregun ndërkombëtar, një ngjarje e rastësishme mund t

ë shkaktojë një ndërprerje serioze në furnizim dhe për rrjedhojë edhe në çmime.

Skrekas shprehet gjithashtu se qeveria greke po studion një mekanizëm mbështetës për industrinë, nëse nuk miratohet përfundimisht një zgjidhje “paneuropiane”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here