Kriza energjetike, Voltana Ademi: Fierza jashtë funksionit, qeveria nuk mori masa

0
138

Ish-kryebashkiakja e PD në Shkodër, Voltana Ademi ka komentuar situatën ekonomike në vend.

Në një intervistë për Ora News, Ademi nge alarmin se aktualisht në Fierzë nuk prodhohet energji, çka sipas saj ky problem duhet të ishte parashikuar më parë nga qeveria.

“Fierza është shumë poshtë. Nuk është në funksion, domethënë që ne nuk prodhojmë energji. Kjo duhet të ishte parashikuar më parë. Duhet të kishte një menaxhim ndryshe për të përdorur mirë paratë publike. Situata është ekstremisht shumë e rëndë”, tha Ademi.

Ajo shton se vendi ynë do e vuajë shumë këtë krizë dhe shton se sistemi shtetëror financiar ka mbështetur afera të mëdha korruptive.   

“Ne do vuajmë shumë rëndë këtë krizë menaxheriale. I gjithë sistemi shtetëror dhe financiar ka mbështetur afera të mëdha korruptive dhe patjetër kësaj i shtohet dhe kriza globale”, deklaroi ish-kryetarja e bashkisë së Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here