Kriza, Ibrahimaj: 28 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve

0
192

Në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet buxheti për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve.

Ajo nënvizoi se do të japim 28 miliardë lekë për të përballur rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, ministrja tha se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 miliardë lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.

Rritja e inflacionit do të sjellë një kërkesë më të ulët të konsumit. Rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve. Japim 28 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Do të rialokojmë shpenzimet buxhetore dhe presim rritje të të ardhurave me 10 miliardë lekë. Shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 miliardë lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.

Nëpërmjet këtij rishikimi, qeveria parashikon rritjen e të ardhurave tatimore me 10 miliardë lekë për këtë vit. Nga 360,5 miliardë lekë që ishte parashikimi në ligjin e buxhetit, tanimë parashikimi ka shkuar në 370.5 miliardë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here