Kryebashkiaku i Kelcyres perfundon ne SPAK

0
134

Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për kryebashkiakun e Këlcyrës, Klement Ndoni. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Akuza është ngritur pas dëshmisë së qytetarëve të cilët kanë pohuar se ka pasur tentativa nga Ndoni për t’i korruptuar me qëllim sigurimin e votave më 14 maj.

Agim Bakushllari, 75-vjeç ka deklaruar para SPAK të mërkurën se njerëzit e Ndonit i kishin premtuar ndihmë ekonomike dhe punësim për djalin e tij të papunë në këmbim të votave në favor të kandidatit të Ramës në Këlcyrë.

Sipas të moshuarit, ky episod është regjistruar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Ndoni rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, në disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik.

Shkruaj nje koment