Kryemadhi-Basha, në tubim si qytetarë jo si politikanë

Kryetari i PD dhe ajo e LSI, Monika Kryemadhi do të jenë pjesë e tubimit të sotëm të thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, por jo si politikanë, por si qytetarë të thjeshtë.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk do të dalë nga selia e PD por nga shtëpia e tij, si një qytetar i thjeshtë.
E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, që gjithashtu do të niset nga shtëpia e saj për të marrë pjesë në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir meta në mbrojtje të Kushtetutës.
Tubimi në fjalë pritet të nis pas pak minutash, në ora 17:00.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment