Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës, anti-shqiptare

Sjella e Edi Ramës ndaj Kosovës është një sjellje anti-shqiptare.
Kështu mendon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Sipas kësaj të fundit, projekti për copëtimin e territoreve të Kosovës dhe “Mini-Schengeni Ballkanik” janë nisma jotransparente dhe pa qëllime e objektiva të qarta. Për më tepër që mbrohen duke fyer e sulmuar liderët politikë në Prishtinë.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
SJELLJA E EDI RAMËS NDAJ KOSOVËS, ANTISHQIPTARE
Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.
Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës.
Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment