Kryeministri italian, Mario Draghi jep dorëheqjen

0
177

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka dhënë dorëheqjen pasditen e sotme. Mediat italiane raportojnë se Draghi mbërriti në presidencë për të dorëzuar dorëheqjen, të cilën e kishte njoftuar më parë në mbledhjen e qeverisë.

Në fjalimin tim itëinaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të ecë përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin e tyre. Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të adresuar problemet dhe për të përballuar sfidat e muajve të fundit. Këto kushte nuk janë më”, tha kryeministri.

“Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më”, theksoi Draghi, i cili ka drejtuar qeverinë e një koalicioni të gjerë që prej shkurtit 2021.

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane nuk ia doli ta mbante të bashkuar koalicionin qeverisës, i cili muajt e fundit është karakterizuar nga tensionet, pasi partitë e tij po përgatiten të rivalizojnë njëra-tjetrën në zgjedhjet kombëtare që duhet të zhvillohen në fillim të vitit 2023.

Vendimi i Lëvizjes 5 Yjet për të bojkotuar votëbesimin të enjten e zhyti Italinë në pasiguri politike dhe rrezikoi të minonte përpjekjet për të siguruar miliarda euro në fondet e Bashkimit Evropian, fond i cili do ta ndihmojë vendin të përballë thatësirën dhe të zvogëlojë varësinë nga gazi rus.

Draghi pati deklaruar se nuk do të dëshironte të drejtonte një qeveri pa 5-Yjet, partia më e madhe në zgjedhjet e mëparshme në 2018, por që atëherë kanë humbur terren.

Kjo mund të çojë sërish në zgjedhje të parakohshme, të cilat mund të mbahen në vjeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here