Kryeministri Rama heq qafe ish-ministrin e jashtëm, Bushati. E cakton në OSBE

0
157

Edi Rama e gjen mënyrën për ta larguar nga politika shqiptare dhe telashet në PS, ish-ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati.

Ai caktohet i dërguar i posacëm për OSBE-në. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE. Bushati kryeson listën e personave që gjatë këtij viti do të drejtojnë fusha të caktuara.

Ajo që bie në sy është fakti që në dallim me emërimet e tjera të cilët mbulojnë një fushë specifike, Ditmir Bushati në cilësinë e të dërguarit të posaçëm do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

I dërguari i posaçm është një risi e presidencës shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë.

E pare në kontekstin e politikës shqiptare si dhe nga përplasjet e nëndheshme në mazhorancë emërimi i Ditmir Bushatit, në këtë detyrë, shikohet si një lojë e kryeministrit Rama në cilësinë e drejtuesit për një vit të OSBE. Pra e hoqi nga Tirana, ish-ministrin problematik dhe disi kritik. Edhe ish-ministri jashtëm shqiptar u dorëzua nga kauza e tij politike për të ndryshuar PS-në nga uzurpimi i Rilindjes.

Me sa duket gjithçka dhe sejcili e paska një çmim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here