Kryeministri Rama sot në Gjirokastër

0
317

Kryeministri Edi Rama, parashikon një sërë vizitash në Qarkun e Gjirokastrës në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane me qytetet e këtij rajoni. Vizitën e parë Rama do t’a nisë në Përmet, ku pritet të përurojë rehabilitimin e plotë të qendrës së qytetit të Përmetit. Mandej kryeministri, do të kontaktojë me fermerë të fshatit “Arshi Lengo” në Gjirokastër për të vijuar me përurimin e punimeve të qendrës dhe rrugëve të brendshme të fshatit Goranxi në Bashkinë e Dropullit. Sipas axhendës, në orët e mbasdites, Rama pritet të inspektojë punimet e rrugës nga Postblloku deri në Sheshin “Cerciz Topulli” në qytetin e Gjirokastrës në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane. Më pas Rama, ka planifikuar të organizojë një takim me Asamblenë e PS të Gjirokastrës. Në këto takime, zoti Rama, do të shoqërohet nga anëtarë të lartë të kabinetit qeveritar, si dhe nga drejtues lokalë.

Shkruaj nje koment