Kryeministri shqiptar? Nje tra la la qe nuk kupton asgje!? Nga Kastriot Dervishi

0
237

Pas deklarates per shtyp qe ka shperndare sot per mediat kryetari i PD Gjirokaster Roland Bejko per “internimin” qe Qeveria shqiptare po i ben arkivit rajonal te Gjirokastres ne “kampet e perqendrimit” te Lushnjes, ka patur nje pasqyrim te gjere te saj nga mediat dhe portalet e ndryshme, por kane ardhur njeheresh edhe reagimet e personaliteteve qe e njohin mire punen e arkivave sic eshte pershembull edhe rasti i historianit te mirenjohur Kastriot Dervishi , ish drejtorit te pergjithshem te arkivit ne Ministrine e Brendeshme per shume vite. Ne nje koment ne facebook drejtuar z. Bejko ai shkruan:

       

“I dashur Roland! Urime për deklaratën. Në fakt ka dalë urdhri i Kryeministrit në kundërshtim të hapur me nenin 22 të ligjit nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”, sipas së cilit arkivat vendorë veprojnë brenda “njësisë administrativo-territoriale përkatëse”. Arkivat vendorë janë krijuar në vitin 1985 në çdo qendër rrethi dhe bartin shumë probleme (pa personel dhe pa infrastrukturë). Në vitin 2000 u shkrinë arkivat e rretheve dhe i kaluan atyre të qarqeve. 18 vjet pas këtij veprimi ende arkivat vendore nuk kanë përthithur si duhet këtë bashkimin sepse atyre u ka munguar fare çdo mbështetje nga shteti. Projekti i ri parashikon ngritjen e 4 arkivave rajonalë, plus një përpunimi. Lëvizja e dokumentacionit nga njëri vend në tjetrin do sjellë dëme të pariparueshme. Siç e kam paralajmëruar, në muajin nëntor 2017, qëllimi është dhënia me koncesion të privati, i cili do “licensohet” së shpejti sipas një modeli që nuk haset kund të Europë. Me VKM-në e janarit 2018 për arkivat privatë u vendos që privati mund të administrojë dhe përpunojë dokumentacion të institucioneve shtetërore. Po ua them hapur fare: do jetë një katastrofë e pashembullt në historinë e Shqipërisë. Ky kryeministër nuk do mbahet mend për gjë tjetër vetëm se një tralala që nuk kishte haberin e shtetit. Orët e shumta të propagandës ditore as do ia kujtojë njeri, por do jetë i dyti pas Enver Hoxhës që do fiksohet për shkatërrim të paparë të arkivave.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here