Kryen fushatë në rrjetet sociale, KAS gjobit sekretarët e përgjithshëm të 5 ministrive dhe Rakip Sulin

0
49

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli pasi ka përdorur burime publike për fushatë elektorale.

Gjithashtu janë gjobitur dhe zyrtarë të lartë të disa ministrive me nga 2500 lekë gjobë për shkak se kanë përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale.

Gjithashtu KAS ka miratuar kërkesën e Celibashit për gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash, të cilët kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive. Këta janë gjobitur me nga 3000 lekë.

Shkruaj nje koment