Kryen vepra te ndryshme penale , dy te arrestuar ne Gjirokaster

0
1268

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 69 vjeç (shtetas me probleme të shëndetit mendor), banues në Gjirokastër, pasi ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Mashkullorë”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe kullotë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment