Kryetares së LSI në Tepelenë, i digjet Mercedezi 33 mijë euro

Automjeti i ish kandidates për deputete të LSI Ediola Brahaj, është përfshirë nga flakët e zjarrit. Automjeti tepër luksoz i markës “Meredes Benz” ngjyrë e bardhë me vlerë 33 mijë euro, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Tepelenës.

Mësohet se në momentin që makina u pushtua nga flakët, ka qenë e parkuar në lagjen “Mustafa Matohiti”. Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar, ndërkohë që policia ka filluar hetimet për sa i përket shkakut që ka çuar në djegien e mjetit në pronësi të ish kandidates për deputete të LSI, njëkohësisht ish drejtoreshë e Spitalit të Tepelenës për 4 vjet dhe momentalisht kryetare e LSI për këtë rreth.

Pista kryesore e hetimeve nga ana e policisë deri në këto momente e cila bazohet edhe në deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i pronares së mjetit, është se mjeti mund të ketë marrë flakë aksidentalisht. Mësohet se edhe para disa ditëve, mjeti për pak sa është shkrumbuar por ka ndërhyrë bashkëshorti i Brahajt duke shuar zjarrin që në fillesë. Defekti në sistemin elektrik, mësohet se është arsyeja e nxitjes së flakëve. Megjithatë hetimet vazhdojnë për të zbardhur arsyet e vërteta të kësaj ngjarjeje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment