Kryetarja e PS përfundon në SPAK

0
151

Një kallëzim është regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Berat për kryebashiaken Juliana Mema e cila është akuzuar nga një banor i fshatit Poshnje me inicialet P.B për shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim.

Prokuroria dosjen e hapur ia ka dërguar Spakut sipas raportimeve. 60 vjeçari deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 nëntor dhe për më tepër bashkia i ka dhënë leje një qytetari tjetër të ndërtojë në pronn e tij.

Në kallzim thuhet se: “P.B,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë, P.B është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie.

Shkruaj nje koment