Kthehen vizat?/ Belgjika kërkon leje të posaçme për shqiptarët

0
161

Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht të dielën në aeroportin e Rinasit.

Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme, e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.

Altin Kuqi, njëri prej qytetarëve tha se kjo kërkesë “last minute” ka shkaktuar rritim te shumë nga pasagjerët. Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europiane.

Deri tani nuk ka asnjë lajmërim apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here