KTHIMI/ Nga Telnis Skuqi

0
169

Për mua ishte tmerr kur dëgjova emrin tim. Më kishte kapur amnistia politike e vitit 1989.U cudita. Nuk dija ku do përfundoja. Kisha gjetur “parajsën”, të them të drejtën. U miqësova me “vagabondët”. Aty mësova të gjitha huqet më të këqija, por kurrë nuk u riedukova.Sado që jam përpjekur ta lë cigaren, vazhdoj ta pi. Aty e mësova.Si të mbrohem, aty e mësova.Si duhet të respektohet “bosi”, aty e mësova.Çfarë është vdekja, aty e mësova.Çfarë është burgu, aty e mësova etj.Ishte 21 nëntor 1989 ku më komunikuan lirimin nga burgu i Zejmenit, bashkë me shokun tim, Ilir Kakacaj.

– Ju të dy, – tha me një ton urdhërues komandanti i burgut, – dorëzoni shpejt materialet tek magazina dhe paraqituni tek komanda për të tërhequr lekët.

Ashtu bëmë. Sa hap e mbyll sytë dorëzuam batanijet, jastëkun dhe çarçafët, por jo rrobat e trupit, dhe brenda pesë minutave u paraqitëm tek qendra e komandës.Në burgun e Zejmenit, punoje apo nuk punoje, “vagabondët” përfitonin nga shteti pesë lekë (50 lekë të vjetra) çdo muaj, ndërsa në verë kishte shanse të përfitoje akoma më shumë nëse punoje në bujqësi. Norma ditore ishte 7 qindarka, ndërsa shumën e tërhiqje njëherë në muaj.Unë tentova të shtoja disa të ardhura, por nuk ia dola, nuk kisha fuqi. Ushqimi ishte i mizerabël. Uria më kishte vënë përpara mua dhe “300 vagabondët”, përveç spiunëve që përfitonin disa benefice.Sapo tërhoqëm lekët, erdhën dy policë lezhjanë. Spartan ishin.Ata do të na shoqëronin drejt Shtëpisë së Fëmijës Sarandë.Nga Zejmeni deri tek ura e Milotit të katërt udhëtuam me xhipin e burgut. Ishte muzgë, gjysëmerrësirë ku nisëm rrugëtimin tonë dyditorë.Policët ishin miqësore. Fal tyre kemi shuajtur urinë 5-mujore. Ata ishin dashamirësisë me ne. Me ta gjithçka ishte fjollë.Ndalesa e parë ishte Ballshi. Kemi fjetur vonë dhe jemi zgjuar herët.Në ato vite, autobuzët drejt Sarandës nisnin rrugëtimin në orën katër të mëngjesit.Historia vazhdon…(Foto ilustrim)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here