Kthyen magazinën në strehë për klandestinët, një i arrestuar dy në kërkim

0
192

Strehuan 28 klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë.
Eshte arrestuar nga policia Zamir Mulliu 52 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.
Ja njoftimi i plotë:
Fier
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Strehuan 28 klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Njësinë Hetimore në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here