Ku je strukur, o “i ndershmi” Artan Lame (Kurrizi), janë shkatërruar 145 pallate, vila e banesa që ke legalizuar ti

0
187

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Olsian Çela; nxirre këtë batakçi nga “vrima” ku është futur/ Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, është akuzuar qindra herë me prova, si eksponent pazaresh të pista me urbanistikën, trojet, shpronësimet, shtesat e pallateve, lejet e ndërtimit dhe legalizimet e paligjshme; ndaj mendojmë se duhet përfshirë në hetimin e kësaj katastrofe, si një nga krerët e mafies së ndërtimit, që me babëzinë dhe paligjshmërinë e shfrenuar, vrau 51 persona e shkaktoi mbi 1 miliardë euro dëme ekonomike

Po bënë çudi fakti, se në këto 11 ditë pas tragjedisë së tërmetit; i vetmi “dijetar” dhe zyrtar i lartë i qeverisë, që nuk po shfaqet pas menderes së kryeministrit e në media; madje që nuk duket as në pallatin ku banon, është Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Dr. Ark. Artan Lame.

Të gjithë e njohin si person tepër publik e komik në 20 vitet e fundit; i cili deri para tërmetit, dilte nëpër media e fliste për urbanistikën, ndërtimet pa leje e me leje, për turizmin, arkivat, historinë, zhvillimin ndërtimor të bregdetit, për ndershmërinë, luftën korrupsionit dhe legazimet e banesave të sigurta e me standarde.

Ndërsa tani, 11 ditë pasi ka ndodhur gjëma ndërtimore; dhe nga paligjshmëritë në sektorin e drejtuar dhe monitoruar prej tij, Artan Lame është zhdukur; kur çdo javë dilte në media, për të treguar edhe sa helmeta, lugë, gaveta e brekë ushtarësh të Luftës së I-rë Botërore, kishte gjetur e hulumtuar.

Paçka, se Dr. Arkt. Artan Lame (Kurrizi), nuk është prezent as pranë kryeministrit të lodhur; as në telefonin që ka patur; as në zyrë dhe as “FB” e rrjete sociale; redaksia “Pamfleti”, po i bën disa pyetje, ndoshta ia tregon “kolegia barbi” që ka në zyrë:

– Ku je strukur pas tërmetit, o “i “pa korruptuari” Artan Lame?

– Pse nuk po del dhe me llafollogjinë tënde, të flasësh; të informosh e qetësosh njerëzit, sepse me profesion, je gjeolog minierash?

– Pse nuk del, o zoti Lam; të “shpartallosh” mediat, që “shpifin” për lejet betonin dhe hekurin e Vangjush Dakos; për shkollat e Erjon Veliajt e Çim Fushës; për sulmet ndaj kryeministrit Rama e për gjithë shkaktarët dhe pasojat e tërmetit?

O “i ndershmi dhe i drejti” Artan Lame; pse nuk del vetëm 5 minuta jo më shumë; në “ERTV” e Edit, tek “Klan”-i Sandrit, ose tek “Top”-i Vjollcës; të japësh sqarime për këtë zallamahi, sepse në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë e Kavajë, janë shembur 145 pallate e hotele me e pa shtesa, që i ke legalizuar ti dhe Flamur Gjuzi yt, person në kërkim.

Dil o Lame, ashtu i krekosur e mendje-hollë, siç dilje broçkollijse e mashtroje, para se tërmeti të nxirrte false dhe tapitë e tua.

Dil nga vrima; sepse se një ditë do dalësh e do japësh sqarime para ligjit; sepse drejtësia, nëse e lejon Edi Rama; të nxjerr për këmbësh edhe nëse je futur e strukur në P.S (jo “Partia Socialiste”)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here