Kultivoi kanabis në Përmet/ Arrestohet kryeplaku i fshatit Frashër, pezullohet shefi i Policisë

0
148

Kryeplaku i fshatit Frashër në Përmet është arrestuar nga Policia pas një aksioni të zhvilluar dje nga policia në këtë zonë. Në pranga ka rënë Klodjan Mustafa, 43 vjeç, kryeplak i fshatit Frashër.

Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit për masën “Detyrim paraqitje”  inspektoret e Policisë së zonës së Frashërit, Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj.

Po në këtë masë sigurie është lënë nga Prokuroria e Përmetit dhe inspektori i Zonave të Mbrojtura Joan Allamani.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Drejtorinë e Vlorës, ka sinjalizuar për këtë aktivitet të paligjshëm ku ishin përfshirë dhe punonjës Policie.

Dje është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes, shefi i Komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza, dhe në vend të tij është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policisë Kriminale në Përmet.

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” mbahet ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here