Kultivonin bimë narkotike/ Arrestohet kryeplaku i fshatit Përparimaj në Memaliaj

0
1192

Policia e Tepelenës ka evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Përparimaj, Memaliaj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Përparimaj, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar, kanë gjetur të kultivuara 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

Shkruaj nje koment