Kultivuan kanabis në Këlcyrë e Memaliaj, arrestohen tre persona, e pësojnë edhe dy kryepleq

0
59

Tre persona janë arrestuar për shkak se tentuan të mbjellin kanabis në Këlcyrë dhe në Memaliaj. 

Konkretisht në Këlcyre është arrestuar 27-vjeçari, I.Z banues në fshatin Bubës ku në afërsi të banesës së tij, u zbuluan të kultivuara disa bimë kanabis sativa. Policia nderkaq ka gjetur brenda banesës edhe 1.5 kg kanabis. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë nën hetim edhe kryeplaku i fshatit Bubës Sh.K i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Ndërsa në Memaliaj është arrestuar I.Gj., 41 vjeç dhe A.Gj., 42 vjeç te dy vellezer banues në fshatin Gjonçaj. Në afërsi të banesave të tyre, u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis, ndërsa është proceduar edhe G.A .kryeplaku i fshatit Gjonçaj mbi te cilin rendon akuza e shpërdorimit te detyres.

Shkruaj nje koment