Kulture dhe turizem, zhvillohen seminare trajnimi ne Dropull

0
91

Në ambjentet e Bashkise Dropull u zhvilluan ne datat 26-27 Dhjetor 2022, seminare trajnimi mbi përforcimin e vlerave profesionale të punonjësve të turizmit nëpërmjet njohjes, vlerësimit dhe promovimit të rrugëve kulturore në zonën e Dropullit, duke u përmbyllur edhe me një certifikatë trajnuese. Ky seminar trajnimi u realizua ne kuadër të projektit CLLD-CulTour °Community-led Local Development of Cultural Tourism in Greece and Albani°, mbeshtetur me fonde te Programit Interreg IPA II CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020, me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë. Projekti në fjalë ka si partner Bashkinë “Dropull”, Rajonin Korçë, Rajonin e Epirit, Bashkinë Zitsa ( Greqi) . Projekti CLLD-CulTour fokusohet në ndërlidhjen midis sektorit kulturës dhe turizmit. Temat e trajtuara në këto trajnime kishin të bënin me promovimin e trashëgimisë kulturore dhe me rrugët kulturore në veçanti.

Shkruaj nje koment