“Kumbara”e Gjirokastrës si “Liza në botën e cudirave”

0
251

Së fundmi qyteti i Gjirokastrës është vizituar nga Mirela Kumbaro ,ish ministrja e kulturës.Ku ashtu siç do rilindas tjetër që “vdesin” për pak show duke përdorur të tjerët ,nuk mund të mungonte as kjo e fundit. Së bashku me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi dhe ekipi i tij i kudo ndodhur mbushën pazarin e “masakruar” nga vetë dora e tyre ,për një inspektim dinjitoz të vlerave që po i ” zhdukin” çdo ditë që kalon me kazmën e lopatën dhe kualitetin që lë për të dëshiruar “Kumbara” e Gjirokastrës në inspektimin e rradhës nuk ka harruar të shprehi ” entuziasmin” e saj se si qyteti i gurtë po ndryshon me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale . Statusi si më poshtë:

” Ne viziten e fundit me amvisen e qytetit, kryebashkiakun Flamur Golemi, kam shume arsye qe t’i gezohem Gjirokastrës! Meraku im per kalldremet qe nisem ne vjeshten e 2018, po iken bashke me pluhurin e kantierit… thuaj po deshe qe kalldremi s’po behet “rruaze” Bizneset turistike po lulezojne e gezojne, ndonese gjirokastritet s’do ta pranojne me ze te larte se mos “na marrin m’sysh” po vjen fundi i tetorit dhe Gjirokastra eshte plot me turiste…, a thame 365 dite turizem! Gjirokastra eshte vendi i duhur per te gjetur koleget e skuadres fantastike te Kultures, qe i ha njesoj meraku per cdo pune te nisur e qe duhet bitisur mbare ! “

Por ndryshe nga ajo çka flet Mirela Kumbaro e Flamur Golemi realiteti është shumë larg ” mrekullisë” që flasin këta të dy. E para kalldrëmi jo vetëm që s është bërë cilësor ,puna e bizneseve është si mos më keq në zonën e pazarit ,njerëzit rropaten të shkojnë në shtëpi vetëm se kështu donin ” rilindasit” që sakrifikojnë një qytet të tërë vetëm mos tiu prishet kalldrëmi i “ngjitur me pështym”.Turistët e shumtë në numër na kanë lënë shënden me kohë dhe vendin e tyre po e zënë qentë endacakë e ndërsa për pluhurin e kantierit ,qytetarët kanë ” thithur” kaq shumë në mushkëri dhe vazhdojnë të thithin çdo ditë nga katrahura që nisi dhe bitisi si mos më keq ” rilindja çamarroke”.

Turistët e Rilindjes
Bizneset e frekuentuar nga njerëzit e “shumtë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here