Në një kohë kur Lazarati i ka të mbyllura shtigjet për punësim dhe vetpunësim të komunitetit, kandidatja për deputete e PS Mirela Kumbaro, i’a shtron me të ngrënë.
Oreksi ka qenë i madh për Mirela Kumbaron, aq sa ka shkuar në Lazarat për të shijuar një darkë të shijshme.
Kandidatja për deputete e PS në Gjirokastër Mirela Kumbaro, ka gjetur momentin që të takohet me strukturat e PS në këtë fshat dhe me këtë rast, ka përveshur mëngët pas kuvendimit duke “qarë” hallet me “komunitetin” lazaratas.
Në këtë takim, kanë marrë pjesë ata pak socialistë mes një komuniteti prej 5 mijë banorësh që kanë përjetuar reprezaljen më të madhe antisociale tre vite më parë në aksionin antikanabis që ndërrmori qeveria e Kumbaros.
Mesa duket Kumbaro e ka parë të arsyeshme që flasë me barkun plot për të dhënë gjykime të “mencura” në një fshat që varfëria ka prekur limite historike.