Kumbaro mbledh nxënësit e fillores në varrezat e dëshmorëve në Libohovë

0
695

Kumbaro mbledh nxënësit e klasave fillore në varrezat e dëshmorëve në Libohovë. Braktisja e frikshme nga qytetarët e Libohovës, ka vënë në alarm Kumbaron dhe stafin e Bashkisë së Libohovës, që të hidhen në sulm për të mbushur varrezat e dëshmorëve mesditën e sotme. Sot në fakt ka qenë dita e clirimit të qytetit të Libohovës dhe për këtë shkak, zonja Kumbaro e cila është e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Qarkun e Gjirokastrës, ka nxituar të tregojë pak patriotizëm në varret ku prehen eshtrat e dëshmorëve të rënë për clirimin e zonës. Nga fotot që duken, shihet qartë popullimi i varrezave vetëm me fëmijë të klasave fillore të cilët ishin thirrur për të mbushur vakumin e krijuar nga braktisja që i kanë bërë ministers së kulturës, qytetarët e thjeshtë libohovitë. Në kushtet kur sot është fundjavë dhe nuk ka mësim, nxënësit e klasave fillore, u thirrën me detyrim dhe në mënyrë krejtësisht abuzive nga mësuesit për të qenë në varrezat e dëshmorëve ku si “shpërblim” do të dëgjonin rrëfenjat e ministres Kumbaro, rreth rritjes ekonomike të shqiptarëve dhe vecanërisht të libohovitëve në 4 vjet qeverisje të Rilindjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here