Kumbaro: Në 9 muaj, Shqipëria u vizitua nga 8.3 milionë të huaj

0
105

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur me shifra, për atë që quan një sezon turistik të suksesshëm. Në total, në periudhën Në periudhën janar-shtator,  vizituan Shqipërinë 8.3 milionë të huaj.

 “Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar. Nuk i përmend për t’u krenuar por për t’u ndërgjegjësuar se kur vendi përshkohet, jetohet, eksperimentohet, udhëtohet, nga gati 5-fishi i popullsisë së qëndrueshme, përgatitja, mobilizimi dhe vëmendja, madje dhe alerti, janë dhe duhet të jenë shumë më lart”, theksoi Kumbaro.

Shkruaj nje koment