Bravo cuna, lajthit Kumbaro, falenderon Forcat e Armatosura për urën në Dropull, “harron” Dralon, Aliajn e Hilajn

0
149

 

 

Ministrja që qesh tërë kohën, Mirela Kumbaro sfidon haptazi menaxhuesit e situatës së përmbytjeve në Gjirokastër duke i’a atribuar meritat vetes.

Në një status “alla Kumbaro” sic di vetë ajo, gojëhapura ministre, falenderon Forcat e Armatosura që montuan urën tip “Bejl” në rrugën Vrisera-Llongo në Dropullin e Sipërm dhe më tej falenderon Olta Xhackën për kontributin e montimit të kësaj ure.

Në datat 1-2-3 dhjetor ministrja e qeshur e Kulturës, as nuk u duk qoftë edhe një moment në Dropull si deputete e zonës për të parë nga afër gjendjen e përmbytjeve që shkaktuan dëmtimin e infrastrukturës rrugore.

Në vendngjarje, kishte vetëm tre perzona të cilët i qëndruan pranë banorëve të kësaj pjese të Gjirokastrës.

Ata ishin zv ministrja e Punëve të Jashtme Artemisa Dralo, prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, si dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj.

Të tre këta kanë qëndruar për tre ditë rresht të stacionuar në këtë zonë, ndërkohë që Kumbaro pinte kafe me kryetarin e Bashkisë së Dropullit në Gjirokastër.

Statusi në FCB i Kumbaros, dëshmon qartë se mes deputetëve të PS në Gjirokastër dhe drejtuesve vendorë socialistë përfshirë edhe zv ministren Dralo, po hyjnë në një fazë të re raportesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here