Kumbaro shkel ligjin ben fushate elektorale ne zyrat e Bashkise Libohove

Kryesuesja e listes se kandidateve te PS per Qarkun e Gjirokastres Mirela Kumbaro-Furxhi, ka shkelur rende autonomine vendore duke bere fushate elektorale ne zyrat e Bashkise se Libohoves.

Ne postimin e saj ne llogarine personale ne FCB, zonja Kumbaro eshte pare me kryetaren e bashkise Luiza Mandi, si dhe me drejtues dhe kryetare organizatash socialiste te Libohoves dhe Nepravishtes. Pamja qe ofron eshte kapur ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak te Libohoves e cila gjendet ne godinen ku perqendrohen zyrat e kesaj bashkie.

Ne fotot qe ka hedhur kryesuesja e listes se kandidateve per deputete te PS ne Gjirokaster duken qarte se behet fjale per nje takim elektoralo-politik ne ambjente publike ku eshte e ndaluar me ligj shfrytezimi i te tilla ambjenteve per qellime elektorale dhe politike nga cilado force politike.

Ne nenin 78 pika 6, te Kodit Zgjedhur shkruhet qarte ndalimi i veprimtarive politike ne ambjentet publike. Mesa duket Kumbaro vecse ka shkelur, e ka injoruar kete pike te nenit duke u bere koshiente shkelese e ligjit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment