Kundërpërgjigjet Lulzim Basha pas koordinimit të Edi Ramës me ambasadorin amerikan Donald Lu, lidhur me ndryshimet kushtetuese që kërkon opozita.
Përgjigja e kryedemokratit Basha për kryeministrin Rama është disa sekondëshe: Një spot për protestën e 27 janarit.
‘Edi Rama ka bërë ligj të mbrojë deputetët e korruptuar. Ai ka dy standard, një për vetë, një për njerëzit. Shqiptarët do t’i thonë ndal. Bashkohu edhe ti! 27 janar, ora 12. Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, i fton shqiptarët Basha, duke zbuluar edhe vendin se nga do të nisë protesta, para zyrës së Ramës.
Rama reagoi menjëherë pas ambasadorit amerikan Donald Lu. Me disa minuta diferencë, dy postimet e tyre janë të njëjtën linjë; kundërshtojnë kërkesën e opozitës për ndryshimet kushtetuese.
‘Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim’, shkruan Rama.
Ndërsa ambasadori Lu shkruante se kushtetuta dhe ligji janë të qartë për prokurorinë.
‘Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë parlamentit.’, deklaroi Lu.
Opozita shqiptare përveç ndryshimeve kushtetuese do të realizojë në 27 janar protestën e lajmëruar prej ditësh.
Burimi: Hashtag.al