Kundërshtohet dhënia me koncesion, Gjykata Kushteuese pranon padinë e PD-së

0
43

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e PD-së për shfuqizimin e vendimit që e jep Parkun Kombëtar të Butrintit me koncesion.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja Ina Zhupa, e cila e depozitoi padinë, që mbante firmat e 36 deputetëve, në muajin nëntor në “Kushtetuese”.

Deputetja shpreh bindjen se “Butrinti do të fitojë dhe se Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në lartësinë e pozicionit që ka.

Plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ngjalli polemika dhe reagime në opinionin publik. I parë me skepticizëm, kritikët vlerësuan se marrëveshja synon të japë me koncesion Butrintin te të huajt.

“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin

Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.

Me pas do zhvillohet seance publike!

Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Butrinti do fitojë!”-shkruan Zhupa

Shkruaj nje koment