
Janë përcaktuar tetë skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Shqipërisë, për këtë edicion. Pas skuadrave të kualifikuara, janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste.
Padyshim ndeshja më interesante në çerekfinale do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit, dy skuadra që pretendojnë edhe titullin kampion.
Përballje u bukur pritet të jetë edhe Egnatia me Laçin, apo Teuta me Kukësin. Me fat Tirana, që përballet me Kastriotin.
ÇIFTET ÇEREKFINALISTE:
GRUPI A
Kastrioti – Tirana
Vllaznia – Partizani
GRUPI B
Egnatia – Laçi
Teuta – Kukësi
Takimet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 mars.