Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi kundër Kazakistanit ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C të Kombeve.
Kuqezinjtë sigurojnë fitoren e parë në “Air Albania”, pasi mundin kazakët me rezultatin 3-1, duke thyer “tersin” në stadiumin me emrin e ri, ku nuk kishin arritur madje të shënonin asnjë gol.
Pjesën e parë kuqezinjtë e mbyllën në avantazh 2-1, me golat e shënuar nga Cikalleshi (goli i parë i kuqezinjve në “Air Albania” në minutën e 16-të dhe Ismajli në të 23’, ndërsa Abiken nga mesi i fushën në të 24’ shkurtoi diferencën.
Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 61-të, Amir Abrashi pengohet në zonë dhe fiton një penalti. Rei Manaj ekzekuton saktë dhe 3-1.
Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe të besuarit e Edi Rejës marrin tri pikët, duke mbajtur vendin e dytë.
Ndeshjen e fundit Shqipëria (8 pikë) do ta luajë me Bjellorusinë (10 pikë), ku i duhet fitorja për të qenë e para e grupit dhe për të kaluar në Ligën B.