Kur falimentin e shtetit përballë oligarkëve e pranon vetë kryeministri

0
154

Nga Denis Dyrnjaja

Për herë të parë sot Kryeministri Rama pranoi falimentin e shtetit përballë oligarkëve.

1) Së pari pranoi se ekzistojnë oligarkët që më parë s’e kishte pranuar. Nuk ka të tillë thoshte ndërkohë që është i rrethuar prej tyre si fizikisht nga ana njerëzore, por edhe nga ana ndërtimore. Selia e qeverisë është tani nën hijen e kullave që e rrethojnë në vijë ajrore jo më shumë se 200-300 metra

2) Rama pranoi se oligarkët bëjnë ç’të duan se janë më të fuqishëm se qeveria dhe policia. Automatikisht,  ky është falimentim ose kapitullim ndaj fuqisë që të jep ligji për të ndalur abuzimin e disa individëve që sfidojnë ligjin dhe institucionet.

3) Pasi pranoi se njerëzit e thjeshtë ndëshkohen nga ligji dhe oligarkët jo, pra ka pabarazi para ligjit, Kryeministri ia hodhi fajin drejtësisë. Prokurorët dhe gjyqtarët blihen sipas tij dhe ata janë problemi jo qeveria dhe institucionet e ndërvarura të saj. 

4) Para se të shkojë te prokurori a gjyqtari një çështje ka disa hallka të tjera administrative për të cilat qeveria është përgjegjëse për çdo shtetas të republikës qoftë i pasur apo i varfër. Dhe para se të blihen prokurorë apo gjyqtarë, kryeministrit i blihen njerëzit në varësi të pushtetit qëndror e lokal që varen tërësisht prej tij.

Së pesti nëse pranon këtë fakt duhet të marrësh edhe përgjegjësitë e falimentit jo duke shkaktuar apo bërë rokada bosh njerëzish nëpër institucione, por duke marrë përgjegjësitë e dhënë dorëheqjen. Se nuk ka turp më të madh kur ofiqarë, ministra e qeveritarë habiten sesi një ditë të bukur shohin çibanë betoni shumëkatësh pa asnjë dokument të ngritura nën sytë e inspektorëve e policive të të gjitha llojeve.

Dikur Rama thoshte se faji për korrupsionin është i sistemit jo i personit, në fakt koha po provon të kundërtën. Faji është i personit jo i sistemit. Rama është personi, sistemi nuk ka ç’i bën personit nëse faji bëhet si top futbolli për t’u gjuajtur sa në një portë institucioni në një tjetër. Rama është mjeshtër ta hedhë topin nëpër portat e të tjerëve. Ka 10 vjet që bën këtë skemë dhe me thënë të drejtën i funksionon. Fajin për të tjerët, sukseset për veten!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here