“Një shoqëri që eshte e paaftë për të zgjidhur problemet që ajo vet krijon është një shoqëri e rrezuar. Nje shoqeri qe zgjedh te mbylli syte per mos tu perballur me hallet e saj eshte nje shoqeri e helmuar. Nje shoqeri qe perdor principe ligjore ne funksion te dinakerise dhe mashtrimit eshte nje shoqeri qe po vdes.” – Aime Cesaire
Me sa kuptohet nga deklarata politike e Kreut te Rendit duket se kupolën e policisë së shtetit e ka urdhëruar ortakëria e kanabisit të bëjë çështë e mundura për të penguar te henen protestën e popullit opozitar .
Rrëzimi i qeverisë, oligarkeve ju prish biznesin e drogës dhe i ben te humbasin miliarda euro nga tenderat, koncesionet dhe PPP -te.( Partneritetet Publike-Private)
Opozita e di që betejën e saje ka me krimin ! Policia me kë e ka, me Opoziten?
Në 2010 bukuroshat e pushtetit të sotëm bllokuan për tre orë me rradhe rrugët në të gjith territorin e vendit pa leje, ju vunë flakën gomave, lëshuan britma kundër qeverisë Berisha dhe u larguan.
Policia atëkohë nuk ndërhyri kundër protestuesve.
Sot që ata janë në pushtet me krimin, protesta PAQËSORE e paralajmëruar e opozitës na qenkërka e “kundraligjshme” dhe përbëka rrezik për destabilitet si dhe pengoka lëvizjen e lirë të qytetarëve.(!!)
E dinë këta mjeranë se kur punëtorët në Francë, Itali, Gjermani e kudo që zhvillojnë greva për bllokimin e transportit publik hekurudhor, detar apo ajror nuk marin leje, sepse askush nuk jua jep një të tillë për të “paralizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, por thjesht vënë në dijeni autoritet dhe njoftojnë publikun mbi kohëzgjatjen e protestës dhe akset apo linjat e bllokuara?
Por këtu tek ne policia është në urdhrat e partisë dhe të ortakërisë së 30%-shit.
Opozita i ka bërë thirrje popullit ti bashkohet një proteste civile për bllokim rrugësh për një afat njëorësh. Kjo quhet mosbindje civile.
Dhe të dashur injorantë, ndaj quhet mosbindje civile, sepse paqësisht nuk i bindet autoritetit, qeverisë dhe shtetit, pra, paqësisht refuzon me vetedije ligjin qe e ndalon te bllokoje rruget dhe qarkullimin e lire te njerezve dhe te mjeteve me qellim qe te nxise rritjen e ndjeshmerise ndaj kerkesave mese dy mujore te protestes se Opozites se Bashkuar.
Dhe nëse një protestë e tillë do kish nevojë për leje, nuk do quhej “Mosbindje Civile”. tensioni i ben mire shoqerise, ai eshte pozitiv kur shoqeria eshte e pandjeshme, dhe kur kete tension e prodhojne protestat paqesore. Dihet qe cilivizimi perendimor ne gjenezen e vet eshte ngjizur si pasoje e protestave te dhunshme pas nje kaosi te organizuar dhe te miremenduar…Shoqerite apatike kane nevoje per nje fare tensioni mendor. Ju ben mire. I zgjon, ju rit vetedijen dhe reagimin ndaj shtypjes e keqperdorimit qe ju ben pushteti jo-demokratik.
Kur protestohet kundër juntave, diktaturave apo ologarkive kriminale si në rastin konkret, nuk meret leje.
Në dhjetor të 90 dhe në shkurt të 91 ne nuk i morëm leje tiranit Ramiz Alia, por dolëm protestuam për rrëzimin e tij.
Nuk i thuhet oligarkut, “me leje? Unë dua të protestoj pak nesër kundër teje sepse dua të të rrëzoj”.
Policia e shtetit duhet të ruajë pa-anshmërinë dhe të kujdeset për të mos pasur incidente. Përndryshe çdo qëndrim tjetër i saj do ti shërbente tensionimit të situatës, do prodhonte remuje dhe do të nxiste e inkurajonte destabilitetin.
Përgjegjësia, pa dyshim do të binte mbi ta.
Ramës i duhet destabiliteti.I duhet për të bërë viktimën e pafajshme para dynjasë. Dhe siç i tha në një emision gazetari Ylli Rakipi,ai, Rama, nuk ka shok tjetër të ngjashëm për të bërë viktimën kur i duhet, eshte aktor i madh.. Me sa duket, për këtë arsye Rama i gjendur edhe nën presionin e “ortakërisë” po instrumentalizon policinë kundër opozitës.Ai e kupton qe pershkallezimi i protestes i shkurton oret e qendrimit ne pushtet. per kete arsye do perpiqet ta shuaje qe ne nisje, me presione dhe kercenime.
Pyetja qebehet ne kete rast eshte, a ka këllqe policia e shtetit në rast të provokimit të qytetarëve ti bëjë ballë mërisë së tyre?!
Le ta provojë!
Opozita shkon të hënën për të protestuar PAQËSISHT.
Pupulli, të hënën do te jete per nje ore ne mos-bindje civile.
Prandaj, ne keto kushte kur policia eshte pozicionuar njeanshmerisht perkrah pushtetit jo-demokratik, Opozita eshte ne te drejten e saj natyrore tu beje edhe me fort thirrje qytetarëve qe ti bashkohen protestës paqesore,tani edhe më shumë se më parë. Sepse kur qytetarit i ngushtohen hapesirat jetike nga pushteti,ai eshte i lire te veproje ne menyre te kundraligjshme, duke mare persiper pergjegjesite ligjore, kur eshte i vetedijshem se ky veprim do te sherbeje per te zgjuar ndergjegjen e fjetur te te tjereve pereth tij.
Te henen qytetaret duhet te protestojne jo vetem per voten e lire, por edhe per nje arsye me shume:për të shpëtuar policinë nga kthetrat e “Ortakëve 30%”.Për të pasur një polici civile, jo instrument politik, jo në shërbim të krimit, pra një polici që ta duam të gjithë, e ta kemi garant te sigurise dhe rendit publik, ta kemi “Roje Nate”.
( në fotot poshtë, koha kur opozita socialiste bllokonte rrugët pa leje për 3 orë duke i vënë flakën gomave)