Kur rregullat thyhen nga vetë ata që i propagandojnë!

Tek sa ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë me thirrjet e tyre për mbajtjen e maskës kudo si dhe ndjekja me rigorozitet e udhëzimeve anti Covid e kundërta ndodh me kryebashkiakun socialist në Gjirokastër Flamur Golemi i cili po i habit të gjithë me gjestet e tij “kundra rrymës”. Në çdo dalje të tij kryebashkiaku është treguar i shkujdesur duke mos u pajisur me maska apo duke respektuar distancimin social. Së fundmi ai ka gjetur momentin të bëjë publicitet në facebook për Pazarin e Gjirokastrës dhe për një biznes të ri të hapur në të ndërsa në foto duken dhjetëra të rinj mbledhur me njëri tjetrin në tavolina duke festuar.
Edhe vetë kryebashkiaku ka dalë në foto shumë pranë drejtuesit të këtij biznesi duke mos konsideruar rrezikun e pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa kujtojmë se në Gjirokastër së fundmi ka patur një shtim të rasteve ku sot janë shënuar 4 të tilla .Shtuar këtu dhe kontrollet e shumta të punonjësve të ISHP në biznese dhe insistimi i tyre që qytetarët të mos thyejnë rregullat, të cilat po thyhen nga vetë ata që i propagandojnë këto të fundit. Siç duket situata është ca të nënës dhe ca të njerkës.


SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment