Kur ta çojnë ‘sovranizmin’ në fund të këmbëve

0
115

Nga Namir Lapardhaja

Kur ta çojnë ‘sovranizmin’ në fund të këmbëve

Askush më shumë se kjo foto, nuk tregon se çdo të thotë sovranizëm në një kontekst ballkanik, me një Evropë në prag-lufte në portat e saj dhe në një Botë thellësisht të polarizuar për shkaqe të diskutueshme, por që nuk varen nga vende të vogla ballkanike, qoftë edhe të marra së bashku.
E kanë quajtur si ‘fuçi baruti’, por Ballkani, nëse do citonim një poet, që nuk më vjen emri, nuk është gjë tjetër vetëm se ‘haleja e Evropës’. Koha e ka treguar një gjë të tillë, ndaj Evropës dhe, veçmas, SHBA-së i duhet që ta mbajë nën kontroll dhe të mos e lërë të kundërmojë.
E di që kori i sovranistëve do ndihen keq nga ky postim, por fotoja e tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe dhe të bërit shembull në sy të krejt publikut, flasin më shumë se gjithçka tjetër. Ky është një realitet që mund të mos na vijë mirë. Sigurisht që nuk na bën krenar, mirëpo vetëm një botë shqiptare në partneritet të ngushtë me BE-ne dhe SHBA-në do të garantojë kohezionin tonë si popull i vjetër dhe bashkëjetesën në paqe me fqinjtë tanë, që nuk është se kanë qenë historikisht fort dashamirës ndaj nesh. Edhe konflikti i fundit në Ukrainë nuk bëri gjë tjetër vetëm se tentoi të zgjojë nga gjumi egërsitë e vjetra. Ndaj është kaq e rëndësishme Serbia sot për BE-në dhe SHBA-të. Është edhe për të garantuar dhe siguruar ekzistencën tonë si popull në fqinjësi të mirë dhe në paqe me të gjithë. Kjo nuk është një kambana alarmi vetëm për sovranistët e Kosovës, por edhe për ata të Shqipërisë.

Shkruaj nje koment