Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizimin e raporteve me Serbinë

0
59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioriteti për normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë – por marrëveshja bazë mes dy vendeve.

Këto deklarata Kurti i tha gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, tha se Asociacioni duhet të formohet, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës.

 “Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, tha Kurti, derisa shtoi se “nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia”. Për këtë, ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian.

Shkruaj nje koment