Kurti: ‘Ballkani i Hapur’ për korrupsionin dhe kriminelët e luftës, jemi me BE-në

0
176

Teksa Kosova vijon të mbetet jashtë nismës së quajtur ‘Ballkani i Hapur”, kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar më shumë si një opsion të hapur ndaj ndikimeve e Lindjes, kryesisht Rusia.

Në një intervistë për gazetën kroate Vercenji List, Kurti u shpreh se Kosova mund ta pranojë ‘Ballkanin e Hapur’, vetëm kur Serbia ta pranojë Kosovën si shtet. Kurti pohoi po ashtu se, nisma po ashtu është e hapur ndaj kriminelëve, të luftës, korrupsionit.

“Nuk na e pranon pasaportën, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat apo vulat e Kosovës. Mund ta kemi Ballkanin të hapur pasi Serbia të hapet ndaj Kosovës. “Ballkani i Hapur” është më shumë si Ballkani i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçanërisht nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe i hapur ndaj korrupsionit, kriminelëve të luftës, në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Duhet të jemi me Bashkimin Evropian dhe jo të hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here