Kurti: Katër arsye pse konflikti në Ballkan është i imagjinueshëm

0
154

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vijon të ngrejë shqetësimin e rrezikut të luftës në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një interviste për revistën zvicerane “Die Republik”, Kurti ka dhënë 4 arsye pse mendon që konflikti në rajon është diçka e imagjinueshme. 

Ne nuk kemi frikë, por duhet të jemi të vëmendshëm. Mbesim të shqetësuar. Sipas mendimit tim ka katër arsye, që e bëjnë një konflikt të imagjinueshëm. Së pari, Serbia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës. Lufton kundër njohjes sonë ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë financon strukturat kriminale brenda Kosovës për ta minuar sundimin e ligjit dhe sovranitetin tonë. Së dyti: Në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990-ta. Është për keqardhje. E treta, e që më shqetëson: Kosova është një demokraci, Serbia nuk është. Kushdo që kufizohet me një autokraci është në rrezik. Së katërti, Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despot rus Vladimir Putin. Vuçiçi e ka takuar Putinin 20 herë në 10 vjet, së fundi më 25 nëntor të vitit 2021 në Sochi, tre muaj para se të fillonte lufta në Ukrainë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here